Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian i konfirmoi homologut francez Emmanuel Macron se Teherani ishte gati për dialog, por me kusht respektimin e rregullave ndërkombëtare.

"Jemi të gatshëm për dialog brenda kuadrit ligjor", njoftoi Presidenca e Iranit se i kishte thënë Presidenti Masoud Pezeshkian homologut të tij francez.

Po ashtu, Presidenca iraniane njoftoi se Pezeshkian i konfirmoi Presidentit Macron se çdo kërcënim për sigurinë e Ngushticës së Hormuzit (referuar bllokadës së urdhëruar nga Presidenti Trump) do të kishte pasoja të gjera në tregtinë globale.


Lajmi kryesor:

Lufta në Iran/ Anija e parë kalon nëpër Hormuz pas hyrjes në fuqi të bllokadës detare nga SHBA-të! Trump: Irani dëshiron një marrëveshje