ELBASAN - Nipi grabit 50 mijë euro nga kasaforta e xhaxhait. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë në qytezën Belësh. Dje, policia e këtij qyteti arrestoi Panajot Tafanin 18 vjeç pasi akuzohet se i ka vjedhur xhaxhait D. Tafani 56 vjeç, 50 mijë euro nga kasaforta që ai mbante në shtëpi. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e të riut u gjendën 20 mijë euro dhe 3 milion lekë. Hetimet paraprake zbuluan se, 18 vjeçari ka shfrytëzuar rastin kur xhaxhai nuk ndodhej në banesë dhe, pasi ka hapur kasafortën me çelës, ka grabitur gjithë valutën që ndodhej brenda saj. Kur është kthyer në banesë, D. Tafani ka gjetur arkën e boshatisur dhe menjëherë pas kësaj ka njoftuar policinë. Nga investigimet e mëtejshme dhe nga informacionet e marra nga policia ka rezultuar se autor i vjedhjes ishte nipi i tij 18 vjeçar. D. Tafani është pronar i një shoqërie transporti në linjën Belësh-Greqi. Ende nuk dihet se si është shpërdoruar shuma tjetër e të hollave. Hetuesit kanë marrë në pyetje të riun për të zbardhur e grabitjes. Ndaj tij është ngritur akuza e vjedhjes.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(aq/shqiptarja.com)











