Elbasan, përplaset një maune
dhe një furgon, 4 të vdeku

Elbasan, përplaset një maune<br />dhe një furgon, 4 të vdeku
ELBASAN - Aksident tragjik rrugor me 4 viktima regjistrohet sot pasdite rreth orës 17:00 në aksin Elbasan-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Xibrakë.

Shkak ka qenë përplasja e një mauneje me një furgon pasagjerësh dhe prej kësaj përplasjeje fatale, përveç 4 të vdekurve, ka edhe 3 të plagosur, siç raportohet nga gazetarët e "A1 Report" paraprakisht nga vendngjarja dhe konfirmimeve në vijimësi nga policia e Elbasanit, e pranishme aty. Por në aksident është përfshirë dhe një makinë e tretë BMW, tek e cila fatmirësisht nuk ka viktima apo të plagosur.

Viktimat gjendeshin në furgon dhe fillimisht u raportua se ishin një burrë dhe tri gra. Viktimat nuk kishin mjete identifikimi me vete dhe policia përmes Tv A1 Report bëri apel për të ndihmuar në identifikimin e tyre.

IDENTIFIKIMI I VIKTIMAVE PAS 4 ORESH
Vetëm katër orë pas ngjarjes është bërë i mundur dhe identifikimi i viktimave:
Bashkëshortët Fetah Çela, 50 vjeç dhe Rifete Çela (ende nuk konfirmohet mosha) nga Krasta e Elbasanit
Nasipe Shehi, 69 vjeç dhe Salushe Kullafi, 49 vjeç, nënë e bijë.

Pas veprimeve hetimore, rreth orës 21:00 të afërmit kanë nisur tërheqjen e trupave nga morgu.

ZJARRFIKESIT NDIHMUAN PER NXJERRJEN E TRUPAVE
Nga përplasja e fortë, është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë trupat e vdekur të nënë e bijë  nga makina.Operacioni zgjati rreth 1 orë. Ndërkohë, dy trupat e bashkëshortëve u dërguan menjëherë në morgun e Elbasanit.
Nga aksidenti u plagosën dhe 3 persona, mes tyre në gjëndje më të rëndë shoferi i furgonit,  Eduart Haskurti. Ai është dërguar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, pasi gjendja e tij ishte e rëndë.

Ndërkohë, shoferi i maunes është shoqëruar në komisariatin e policisë, Elbasan.
Furgoni me pasagjerë mbante targën LB 001 A, ndërsa maunia targën KO 10 28 A. Si shkak i aksidentit nga ekspertët e policisë mendohet se është parakalimi i gabuar i autovetures tip BMV, makina e tretë e përfshirë në këtë aksident, nga e cila nuk ka viktima apo të plagosur. 

Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit. Nuk përjashtohet edhe pista e lagështirës në rrugë si pasojë e motit të keq këto ditë, edhe sot pasdite.  
Si rezultat i aksidentit, segmentin nacional Elbasan – Librazhd, u bllokua për disa orë deri në heqjen e automjeteve të aksidentuara nga vendi i ngjarjes.

aksident
(Foto: Aksidenti sot ne Elbasan- Librazhd)

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mesfushori goditet me thikë në fushë gjatë Klasikes në Amerikën Latine

VIDEO/ Mesfushori goditet me thikë në fushë gjatë Klasikes në Amerikën Latine