Elbasan, plagosen me thika
pas zënkës në qendër interneti

Elbasan, plagosen me thika <br />pas zënkës në qendër interneti
ELBASAN-Një 35-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi ka goditur me thikë bashkëqytetarin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së premtes, kur shtetasi Pëllumb Sulmina, 35 vjeç banues në Cerrik për një konflikt të çastit, për motive banale, ka goditur me thikë, në një qendër interneti, shtetasin O.Sadushi, 30 vjeç.

Debati mes dy shtetasve ka vijuar për më shumë se 30 minuta, ndërsa më pas 35-vjeçari e ka goditur disa herë në bark shtetasin O. Sadushi. Mësohet se ky i fundit ndodhet i shtruar në spitalin Kirurgjik të Elbasanit në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka arrestuar autorin, i cili akuzohet për veprën penale “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “mbajtja e armëve të ftohta”.
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024