ELBASAN - Një grua e moshuar është është masakruar nga qentë ndërsa po dërgonte mbesën te shkolla. Asaj i janë shkaktuar plagë në trup dhe i êshtë rrezikuar jeta nga kafshimet e qenit.
Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë në Njësinë Administrative Papërr në bashkinë e Elbasanit. Gjyshja 65 vjeçe nga fshati Papërr është transportuar urgjentisht në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Burime spitalore raportuan se Lumturi Gjeli Paper 65 vjeçe u trajtua dhe u mjekua nga mjekët specialistë si dhe u vaksinua pasi kafshimi i qenit përveç plagëve shkakton edhe rreziqe të tjera për jetën.
Ndërkaq gjendja e 65 vjeçares është stabilizuar dhe e dëmtuara është larguar për në banesën e saj. Rasti i paraqitur së fundi në kirurgjikun e Elbasanit është nga më të rëndët e paraqitur në spital ku gjithnjë e më shumë po shtohen rastet me persona të kafshuar nga qentê e rrugës.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com