Elbasan/ Po trafikonte pistoleta, fishekë dhe 1.6 kg tritol nga Serbia, arrestohet kosovari (EMRI+VIDEO)

Një kosovar i cili po trafikonte plot 19 pistoleta, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 tritol të tipit TNT është arrestuar në aksin Elbasan- Peqin. Sipas Policisë kosovari po transportonte 19 pistoleta të llojeve të ndryshme, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 kilogram tritol TNT me origjinë nga Serbia, drejt Kosovës dhe me destinacion final Shqipërinë. 

Siç raporton korrespodenti i Report Tv Aldo Kozarja, 51- vjeçari është arrestuar nga një operacion i drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në afërsi të fshatit Papër. Burime bëjnë me dije se gjithë këto municione mund të ishin për persona të cilët kryejnë aktivitet kriminal në qarkun e Elbasanit. Ylber Adem i kishte fshehur pistoletat, fishekët dhe tritolin në makinën e tij tip 'Benz' të zi, pikërisht në disa pjesë të ndryshme të krijuara enkas për fshehjen e tyre në motor, kabinë, bagazh e kroskot. 

Por sipas informacioneve të Policisë ky nuk ka qenë rasti i parë ku Ademi, trafikonte armë. Ai ka transportuar edhe më parë municion dhe tritol në Shqipëri dhe i siguronte jo vetëm në Serbi por edhe në vende të tjera.

Njoftimi i Policisë

Elbasan

Goditet një rast i trafikimit të armëve luftarake dhe lëndëve eksplozive .

Finalizohet operacioni policor "Papër"

Sekuestrohen 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarak dhe 1.6 kilogramë tritol TNT.

Në pranga 51-vjeçari nga Kosova, i cili i trafikonte këto armë nga Serbia në Kosovë me destinacion final Shqipërinë. 
 
Drejtoria Hetimore Qendrore pranë Departamentit të Policisë Kriminele në Policinë e Shtetit, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një trafik të mundshëm të armëve dhe municioneve luftarake nga Serbia në Kosovë e më pas në Shqipëri, referoi materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku u regjistrua procedimi penal i vitit 2019, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i  municioneve” .

Nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda u kryen hetime proaktive, të cilat çuan në finalizimin me sukses të operacionit "Papër",.

Në  bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në rrugën nacionale Elbasan -Peqin, u kap në flagrancë shtetasi:

Y. A., 51 vjeç, lindur në Kacandoll dhe banues ne Podujevë, Kosovë.
 
Ky shtetas u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT, të cilat i siguronte në Serbi e në vende të tjera, më pas i transportonte në Kosovë me destinacion final Shqipërinë.
Armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot. 

Në cilësinë e provës materiale u    sekuestruan 19 armë zjarri të llojit pistoletë, të markave të ndryshme, 400 fishekë luftarak, 4 kallëpe lënde eksplozive të llojit TNT, me peshë të përgjithshme 1.6 kg, 3 telefona dhe automjeti që transportonte armët.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar me personin e arrestuar, pasi nga veprimet e deritanishme proaktive rezulton se ky shtetas ka shitur edhe më parë armë luftarake, në Kosovë , Shqipëri e vende të tjera. 

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të zbuluar dhe ndëshkuar cilindo që kryen veprimtari të paligjshme dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 të Policisë së Shtetit apo në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie, duke ju garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 14/08/2019 12:32

    Pse i majn kosovart per t prapambet sepse ja, fakti qe nuk e ditkerka se lufta n Kosov ka maru, tregon se osht mrapa. I ka mar në vete që të mroet. Hahahahaha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën