Policia Bashkiake e Elbasanit ka nisur një aksion për zhvendosjen e të gjitha automjeteve, të cilat për arsye të ndryshme, qëndrojnë në një vend për një periudhë të gjatë kohe.
Këto mjete janë kthyer në shqetësim për shkak të papastërtive të grumbullojnë, por edhe për faktin që bllokojnë hapësirat publike dhe vendet e parkimit të qytetarëve.
Poseduesit e këtyre mjeteve ishin lajmëruar në kohë për zhvendosjen vullnetare të tyre, ndërsa për ata që nuk kanë reaguar është ndërmarrë masa e bllokimit.
Mjetet e zhvendosura janë dërguar në pikën e bllokimit të Bashkisë Elbasan.
Policia Bashkiake e Elbasanit gjen rastin t'u bëjë thirrje poseduesve të këtyre mjeteve, t'i zhvendosin vullnetarisht ato.
Për mjetet tashmë të bllokuara janë marrë dhe masat administrative përkatëse.
Sipas Policisë Bashkiake Elbasan, hapësirat publike do t'i rikthehen qytetarëve për t'i shfrytëzuar në mënyrë të barabartë dhe askush nuk mund të zaptojë një hapësirë publike për vite të tëra.
Komente











