Elbasan- Kontrolli i befasishëm në një fasoneri nga inspektorët, ka zbuluar punëtorë të paregjistruar nga drejtuesit e kompanisë dhe mosdeklarim të të ardhurave në Tatime, duke çuar edhe në nisjen e hetimeve dhe procedimit penal të administratores së dyshuar.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare njoftoi sot (9 Tetor) se referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për sipërmarrësen F. D., 47 vjeçe, banuese në qytet, pasi në subjektin e saj (fasoneri), kishte punonjës të paregjistruar.
Burime zyrtare të policisë vendore sqaruan se nga kontrolli rezultoi gjithashtu se ajo “nuk deklaronte as të ardhurat në organet tatimore”.
Qeveria ka shpallur një plan të goditjes së fshehjes së të ardhurave, mosdeklarimit të pagave të punonjësve apo punësimin në të zezë, që ka nisur që prej 1 Tetorit dhe parashikon masa ndëshkimore dhe procedime penale.
Nje kopani veshje pune ne lagjen nr 3 Kantjere qyteti Cerrik ka me se 3 vjete nuk ben siguracjone te punonjesve kam vajzen ne ate kopani dhe pagen e jep cdo 3 dhe 4 muaj me vonese do zoti nuk bie vesh shurdhe
PërgjigjuKy po qe eshte lajm , te ndeshkohen hajdutet e pa fytyre qe dalin edhe ne protesta se u vjen keq per pensionistet , duhet te ndeshkohen edhe ata punonjes qe punojne ne te zeze dhe nuk denoncojne , ligji duhet te veproje per keto funderina te shoqerise .
Përgjigju