Elbasan - Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për dy mjeke në Urgjencën e spitalit të këtij qyteti pas kallëzimit të një qytetareje.

Kjo e fundit pretendon se mjeket kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të nënës së saj e cila ka  ndërruar jetë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset E. R. dhe Xh. T., me detyrë mjeke në Urgjencën e spitalit të Elbasanit, pasi ka kallëzuar shtetasja E. T., se ka humbur jetën në këtë pavion, nëna e saj, shtetasja L. Gj., 63 vjeçe, dyshohet nga pakujdesia gjatë trajtimit mjekësor.

Punohet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të saktë  të humbjes  së jetës”, njoftoi sot policia.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë