Zyrat e firmës 'Vëllezërit Hysa' që merren me ndërtimin e rrugëve janë bastisur nga Policia e Elbasanit mesditën e sotme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se bastisja është kryer me urdhër të SPAK për shkak të hetimeve që kanë nisur ndaj kësaj firme.
Dyshohet se kemi të bëjmë me një aferë miliona euro për rrugë e tendera për rilindjen urbane. Sot autoritetet kanë sekuestruar në zyrat e kompanisë disa dokumente që kanë të bëjnë me aktivitetin e kryer.
Të njëjtat burime konfirmojnë se firma 'Vëllezërit Hysa' është hetuar edhe më parë për disa vepra që janë kryer në vend. Sakaq, administratori i firmës në fjalë është arrestuar nga policia 4 vitë më parë, saktësisht në vitin 2018.
Shkak i arrestimit dyshohet se janë bërë abuzimet e firmës në lidhje me investimin e kryer Elbasan-Gjinar. Pas arrestimit, administratori i firmës u lirua pasi nuk kishin kryer punime, për të cilat ishin angazhuar si nënkontraktorë.
U ben fshataret firem qe marrin tendera uuu sa turp ..
PërgjigjuJo mo Jo ska mundesi shpifje shpifje shpifje... O salillari o hysa Merrkan te gjithe tender at... E cuditshme...
Përgjigju