Policia e Elbasanit ka sekuestruar 2 armë zjarri dhe municione luftarake ndërsa ka arrestuar Ervis Zenelhoxhën.

Specialitët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin e shtetasit Ervis Zenelhoxha, 31 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale;

Një armë zjarri pistoletë tip “ZASTAVA” e kalibrit 7.65mm, me 1 krëhër me 5 fishekë të kalibrit 7.65mm

Një armë zjarri pistoletë tip “ZASTAVA” e kalibrit 6.55mm, me 1 krëhër me 5 fishekë të kalibrit 6.35mm

15 copë fishekë të kalibrit 7.65mm

32 copë fishekë model 54 të kalibrit 7.62mm

Një krëhër automatiku tip P.P.S model 54, kalibri 7.62mm me 20 copë fishekë

1 qese ambalazhi plastik brenda së cilës ndodhen 15 djegore predhash luftarake

3 copë djegore alumini predhash luftarake të mbështjella së bashku, ku në fundin e njërës prej tyre është montuar një fitil zjarr përcjellës

3 copa fitili zjarrpërcjellës

5 copë kapsolla detonatore alumini

1 palë doreza kirurgjikale të përdorura

1 palë vegla pastrimi për armët e zjarrit me tytë të gjatë

Gjithashtu ky shtetas dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.H, 29 vjeçe.

[gallery]19489[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com