Vijon operacioni ‘Summer 2017’ edhe në qytetin e Elbasanit.

Këtë të mërkurë u sekuestruan 4 automjete të markave të ndryshme të cilat dyshohet se janë trafikuar nga vendet e BE-së drejt vendit tonë.

Policia bën me dije se gjatë operacionit po procedohen penalisht 4 persona ndërsa janë arrestuar 2 persona për armëmbajtje pa leje.

Mjetet e bllokuara nga policia janë të markave të ndryshme

1 - Mini Cooper
2 - BMW
3 - BMW
4 - AUDI

Po ashtu në kuadër të këtij operacioni  janë verifikuar 380 Automjete motorrike,janë shoqëruar 28 shtetas,janë kontrolluar 520 shtetas si dhe janë vendosur 150 Masa Administrative nga Sektori i Qarkullimit Rrugor.

Këto mjete sqaruan zyrtarë të policisë Elbasan tashmë do t’i nënshtrohen procedurës së kthimit drejt vendeve ku janë vjedhur.

Në më pak se 72 orë operacion në të gjithë Shqipërinë janë 35 mjete luksoze të sekuestruara pasi rezultojnë të vjedhura.


Tiranë,sekuestrohen 17 automjete lukzose,vlera e tyre 1 milionë euro

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë policia e Tiranës në kuadër të të njëjtit operacion sekuestroi 17 automjete luksoze mes tyre 12 makina të markave të ndryshme dhe 5 motorra me targa shqiptare të cilat po ashtu ishin vjedhur në vendet e BE dhe vlera e të cilave arrinte në rreth 1 milionë euro. Ndërsa gjatë opreacionit u proceduan edhe 17 pronarët e këtyre mjeteve.

[gallery]23681[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com