Mbi  bazën  e  informacioneve  të  marra  në rrugë  operative,  Specialistët    Kundër   Trafiqeve  të  Paligjshme,  në  Drejtorinë  Vendore  të  Policisë  Elbasan,  finalizuan  me   sukses  operacionin  e  koduar  “PËRPARIMI”.
Si   rezultat  i  këtij  operacioni,  u  bë  arrestimi  në  flagrancë  i  katër  shtetasve:
Ø  Edison   Kaçaniku,  25  vjeç,  banues  në  Elbasan
Ø  Edison  Nasufi,  26  vjeç,  banues  në  Elbasan
Ø  Mendor  Xhezairi,  26  vjeç,  banues  në  Elbasan
Ø  Tomi  Kaçaniku, 23  vjeç,  banues  në  Elbasan.
Këta   shtetas,  u  arrestuan  nga   efektivat  e  policisë,  gjatë  ditës  së  djeshme,  pasi  në  aksin  rrugor  Peqin -  Elbasan,  në  afërsi  të  fshatim  Përparim,  gjatë  kontrollit  të  ushtruar  në  mjetin  tip  “Volksëagen” me  targa  EL 6892 B,  dhe  gjatë  kontrollit  fizik  të  ushtruar  ndaj  shtetasit  Edison   Kaçaniku,  i’u  gjetën    250   doza  materiali  pluhur,  i   dyshuar  me  atë  të  llojit   heroinë.
Efektivat  e  policisë,  si  rezultat  i  veprimeve  të   shpejta  operacionale  dhe  hetimore,  në  cilësinë  e  provës  materiale  sekuestruan:
v  250  doza  material  pluhur  me  ngjyrë  kafe,  i  ngjashëm  me  lëndën  narkotike   Heroinë
v  5  telefona  celularë
v  Mjetin  tip  “Volksëagen” me  targa  EL 6892 B
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Prodhimi  dhe  shitja  e   narkotikëve”  parashikuar  nga   neni  283/2   Kodit  Penal.
#  #  #