ELBASAN-Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi pas një sherri në familje ka kanosur me sëpatë nënën. I arrestuari është Mondeli Kuqja 22 vjeç banues në fshatin Mlizë Njësia Administrative Shushicë.

Sipas policisë së Elbasanit, arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka kanosur me sëpatë nënën e tij, Dh. Kuqja 49 vjeçe. Pas sherrit fqinjët kanë lajmëruar policinë e cila ka arrestuar të riun.

Policia njofton se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a/2/4  i Kodit Penal.

d.b/shqiptarja.com