Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi ishte dënuar me 7 vite heqje lirie pasi shfrytëzonte femra për prostitucion duke i dhunuar.
 
Siç bën të ditur policia, bëhet fjalë për Sajmir Binjaku 43-vjeç pasi ishte i shpallur në kërkim për  “Shfrytëzim  prostitucioni  në  rrethana  rënduese,  duke  ushtruar  dhunë”
 
Ndaj Binjakut Gjykata  e  Rrethit  Gjyqësor  Elbasan e  ka  dënuar  me   7  vite   burg,  të  cilit  i  ka  mbetur  dhe  një  vit  e 8  muaj e  25  ditë  burgim.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)