Një muaj më parë i ekzekutuan vëllanë/ Shpërthim në shtëpinë e Talo Çelës, në oborr u gjet 2.8 kg tritol i paplasur! I shumëkërkuari e kontrollon nga arratia me kamera (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm i është vënë tritol shtëpisë së Talo Çelës të shumëkërkuarit nga Elbasani i cili është në kërkim për grabitjen e Rinasit dhe për atentatin me armë zjarri të 2 vëllezërve  Haxhia në Durrës.

Tritoli ka shpërthyer në pjesën e jashtme të shtëpisë dhe ka vetëm dëme materiale, ndërkohë në oborr policia gjeti 2.8 kg lëndë plasë që nuk shpërtheu, e cila mund ta rrëzonte vilën 2-katëshe. Siç shihet edhe nga pamjet e Report Tv në shtëpi vihet re se ka dëme materiale në katin e parë të saj, ku xhamat janë bërë copë. Edhe pse në të nuk banonte njeri, shtëpia e të shumëkërkuarit të Elbasanit ka kamera sigurie, të cilat sipas burimeve të Report Tv i kontrollon vetëm Talo Çela nga arratia.

Nga ana tjetër në zonën ku ndodhet shtëpia nuk ka banesa të tjera afër dhe as kamera të cilat mund të kenë filmuar autorin. Ndërkat mësohet se shtëpia ndodhet 150 metra larg vendit ku u ekzekutua vëllai i Talos, Bujar Çela.

"Më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan,  në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme  në pronësi  shtetasit T.Ç., 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi  dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", thotë policia.

Ndërkaq kujtojmë se ka kaluar më shumë se një muaj, nga vrasja e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, e ndodhur rreth orës 05:45 të mëngjesit të 17 shtatorit, atëherë kur 62-vjeçari konsumonte kafenë e mëngjesit, për shkak se punonte taksist ku priste udhëtarë që vinin me autobusë nga Greqia. Makina e tij tip "Benz" me targa AA 020 UZ, që e përdorte si taksi ishte parkuar në hyrje të lokalit në Bradashesh, ku Cela po konsumonte kafenë në momentin që është ekzekutuar. Pista kryesore e hetimeve për vrasjen e Bujar Çelës është për shkak të përfshirjes kriminale të vëllait të tij, Talo Çela.

Çela  është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit  Haxhia në Durrës.  Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. 

1604561382_talobujarcela001.jpg

Talo Çela dhe vëllai i tij Bujar Çela i ekzekutuar një muaj më parë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:20
Autorët tentuan të rrëzonin shtëpinë, por iu dështoi plani, në oborriin e Talo Çelës u gjetën 2.8 kg tritol i paplasur

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me tritol në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e Talo Çelës, ku burime për Report Tv kanë mundur të mësojnë se në oborr është gjetur rreth 2.8 kg lëndë plasëse e pashpërthyer.

Ende nuk dihen shkaqet se pse lënda plasëse nuk ka shpërthyer e gjitha, por nëse ajo do të kishte plasur shtëpia e të shumëkërkuarit mund të ishte shembur.

Ora 07:57
I vunë eksploziv në mëngjes/ Në shtëpinë e Talo Çelës ka kamera sigurie, i kontrollon vetëm ai nga arratia (FOTO)

Në shtëpinë e të shumëkërkuarit nga Elbasani  ku ndodhi shpërthimi  me tritol ka kamera sigurie, të cilat sipas burimeve të Report Tv i kontrollon vetëm Talo Çela i cili është në arrati.

Kjo pasi edhe në shtëpi nuk banon asnjeri.

Ora 07:36
Shpërthimi me tritol/ Në shtëpinë e Talo Çelës s'banonte njeri, në zonë s'ka kamera sigurie! Banesa 150 metra larg vendit ku iu ekzekutua i vëllai

Në shtëpinë e Talo Çelës ku iu vu tritol sot në orët e para të mëngjesit nuk banonte asnjeri.

Në zonën ku ndodhet shtëpia nuk ka banesa të tjera dhe as kamera të cilat mund të kenë filmuar autorin, kësisoj kjo do ta bëjë më të vështirë të gjendet se kush fshihet pas ngjarjes.

Ndërkaq gazetari i Report Tv mëson se shtëpia  ndhodhet shumë pranë me vendin ku është ekzekutuar vëllai i tij Talos,Bujar Çela. Shtëpia ndodhet 150 metra larg vendit ku iu ekzekutua i vëllai.

Ora 07:35
I vunë tritol, dëme të mëdha materiale në katin e parë të shtëpisë së Talo Çelës, xhamat bëhen copë (VIDEO)

Këto janë pamjet që tregojnë dëmet e shkaktuara në banesën e Talo Çelës të cilit i kanë vënë tritol në orët e para të mëngjesit.

Në shtëpi vihet re se ka dëme materiale në katin e parë të shtëpisë së tij. Xhamat e ndërtesës në të cilën nuk banonte njeri janë bërë copë.

Ora 07:20
I vunë tritol gjatë natës, kjo është shtëpia e Tao Çelës

Kjo është shtëpia e Tao Çelës të cilit i kanë vënë tritol gjatë natës, ndërkohë që ai është ende në arrati për grabitjen në Rinas dhe i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/11/2020 01:40

    /NESTI/ne asnje vend demokratik,gazetaret nuk detyrohen ne prokurori.Gazetari ka te drejte ligjore jo vetem te ruaje burimin e informacionit,por dhe veten e tij,por duhet qe info.te jete e sakte,e vertete,e besueshme,e konfirmueshme dhe si gazetari ashtu dhe burimi I info. te qendrojne pas info.qe publikojne,shembulli me klasik I qendrimit te shtetit ndaj gazetareve,eshte publikimi I skandalit te Nixonit dhe investigimi I tij nga Washington Post.

    Përgjigju
  • BENI: 05/11/2020 18:04

    E realizojne heren tjeter,,,biles te shemben edhe shtepite mbrapa,,,nuk zihet toka e bukes per shtepi,,shtepite te behen ne kodra....

    Përgjigju
  • Nesti: 05/11/2020 09:44

    Po kto jane budalliqe kot presjone adoleshentesh, por eshte e cuditshme se si ky person ne kerkim, del e jep interviste nji gazetari investigativ??!!! Po tkishim pas prokurore qe bojne punen per tcilen paguhen, ate gazetarin, me gjithe respektin qe kam, duhet ta dergonin per ndjekje penale

    Përgjigju
    • Roni: 05/11/2020 14:42

      Ku ka prokurori o Zotni !!!! Ata bashk me gjyqetaret jan Band me vete dhe shum e strukturuar kriminale !!! Ata korruptohen e bojne pazare pa I hyr gjemb ne kemb . Jan me te rrezikshem se ky ...

  • Turi: 05/11/2020 08:50

    Cte mbjellesh do korresh

    Përgjigju
  • Vlora: 05/11/2020 08:01

    Nuk esht burrni kjo gje ..pun frikacakesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

FOTOLAJM/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës