TIRANË – Transporti do të jetë sërish një prej prioriteteve të qeverisë shqiptare. Dhe sipas ministrit Sokol Olldashi, objekt i këtij sektori për vitin që sapo ka nisur mbetet Ministri i Transporteve i ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan. Në një analizë të punës për vitin e shkuar dhe një panoramë të objektivave për vitin ku sapo hymë ai ka theksuar gjatë këtij viti do të shohim dritë në tunelin e Krrabës. “Nëse do të më duhej ta përmblidhja me një fjali do të thotë se objektivi më madhor do ishte dritë në tunelin e Krrabës. Shumë shpejt, më shpejt nga sa e mendoni ju do të shohim dritë në këtë tunel, dhe do ndërtohej e gjithë rruga Tiranë-Elbasan”, theksoi Olldashi.
Ai ka listuar përpara gazetarëve rrugët dhe ujësjellësat ku do të ndërhyhet apo investohet. Kështu, sipas ministrit Olldashi do të punohet për Levan Tepelenë, Fier Vlorë, by passi i Durrësit, rrugë Shkodër-Hani i Hotit, nisja e by pass Fier, vazhdimi Qukës-Qafë Plloc, ndërtimi i Urës së Matit etj. Në total sipas tij, në të gjithë vendin janë 320 km rrugë të cilat do të shtrohen apo rikonstruktohen.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com