ELBASAN- Në ditën kur Kuvendi i Shqipërisë nisi procedurat duke përcaktuar 30 majin si datën e parë të votimit për kreun e ri të shtetit, Presidenti Topi në krah të ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu morrën pjesë në ceremoninë e dekorimit më urdhrin “Nënë Tereza” të Korpusit të Paqes në Elbasan.
Duke ngushëlluar dhe njëherë familjet e viktimave Presidenti Topi tha se kjo ditë e rëndësishme mban ende dhimbjen për tragjedinë rrugore të Himarës.
“ Zoti iu dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje familjeve, pedagogëve, miqve e qytetarëve për atë tragjedi që unë e përjetova me dhimbjen e një prindi” tha në fjalën e tij Presidenti.
Topi vlerësoi punën e Korpusit të Paqes si një shembull bashkëpunimi dhe marrëdhënie të shkëlqyer me SHBA.
Topi dekoroi në Elbasan me urdhrin “Nënë Tereza” Korpusin e Paqes.

“ Njëlloj sikursë Nënë Tereza la vendin e vet për të shërbyer me përkushtim në zonat nga më të vështirat, njëlloj dhe anëtarët e e Korpusit të Paqes e kryejnë këtë mission” tha në fjalën e tij Topi.
Ndërkohë ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu zhvilloi homazhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.(aq/ns/shqiptarja.com)