ELBASAN - Tre të rinj nga Librazhdi janë prangosur nga policia, ndërsa tentonin të shkatërronin një bunker duke përdorur lëndë plasëse. Burimet zyrtare policore thanë se Rafael Çota, 26 vjeç, Elton Çota, 29 vjeç, Denis Dosku, 26 vjeç, që te tre banues në fshatin Togëz po tentonin që pa shpërthimin të bunkerit, ta përdornin hekurin për skrap. Gjatë ndalimit të rinjve iu gjetën dhe sekuestruan 10 copë fitila ndezëz, 12 copë kapsolle detonatore të cilat ishin gati për shpërthim si dhe disa mjete të tjera si leva hekuri, 2 lopata.
Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrim i pronës, mbatje pa leje e armëve luftarake dhe të municionit e kryer në bashkëpunim”.

(aq/shqiptarja.com)