Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, AMP arreston në flagrancë efektivin e komisariatit në Cërrik

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, AMP arreston në flagrancë efektivin e komisariatit në Cërrik

Foto Ilustruese

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor H. B., 57 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Cërrik.

Sipas policisë, 57 vjeçari, teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur u përfshi në një aksident rrugor, me një tjetër automjet, ku mbeti e plagosur drejtuesja e mjetit.

Efektivi akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

‘Arrestimi i këtij punonjësi policie u krye pasi më datë 28.12.2024, rreth orës 18:50, ndërsa drejtonte automjetin “Volksëagen” në rrugën nacionale Cërrik-Gramsh, pranë fshatit Shtëpanjë, ai është përfshirë në aksident rrugor me automjetin “Nissan”, ku si pasojë ka pësuar lëndime/dëmtime drejtuesja e këtij mjeti, shtetasja M. XH. Gjithashtu, nga alkool testi i kryer ndaj shtetasit H. B., përqëndrimi i alkoolit ka rezultuar 1.07 mg/L’, njoftoi sot policia.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur