ELBASAN- Një 53 vjeçar humbi jetën sot, pasi ra aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në ndërtim, shumë pranë ish NPV-së së qytetit të Elbasanit. Sipas policisë, Naum Çakalli, 53 vjeç, teksa punonte për sistemimin e murit të fasadës, ra nga kati i katërt i pallatit.

Policia që shkoi në vendin e ngjarjes paraprakisht konkludon se shkaku i vdekjes së 53 vjeçarit ka qenë aksidental, pasi mendohet se atë e ka marrë era në momentin, që ka dalë në hapësirën e hapur të pallatit ende në ndërtim. Mësohet se policia po vazhdon hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e vdekjes së 53 vjeçarit.