Një pikë skrapi në shqipëri mund të shërbejë për të mbuluar një sërë vjedhjesh makinash për të siguruar hekur. Rasti i Elbasanit kur pronari i një pikë skrapi Hysni Mjeshtri së bashku më dy bashkëpunëtorë të tjerë demontonte automjetet e vjedhura prej tyre dhe shiste pjesët e këmbimit në pika të tjera. Falë disa denonciemeve të bëra nga qytetarët e Elbasanit policia e këtij qarku ka rënë në gjurmë të auyorëve ku ka mundur të arrestojë pronarin e pikës së skrapit shtetasin Hysni Mjeshtri 40 vjec dhe në njoftimin zyrtar të policisë janë identifikuar tashmë edhe dy autorët e tjerë dhe se po punohet për kapjen e tyre.
Arrestimi i tij u bë pasi, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në pikën e skrapit në pronësi të tij, e cila ndodhet po në fshatin Katundi i Ri, u gjeten 3 (tre) automjete, ku pas verifikimit nga policia rezultuan se ishin të vjedhura.
Në kohë rekord policia e Elbasanit ka bërë të mundur zbardhjen e këtyre vjedhjeve, si dhe identifikimin e autoreve.
Më konkretisht mjetet që ishin vjedhur janë:
- Mjeti tip Benz, me targa EL 4015 B, ne pronesi te shtetasit E.Elmazi, vjec 54, banues ne lagjen ‘Haxhias” Elbasan
- Mjeti tip Benz, me targa BR 4874 A, ne pronesi te shtetasit F.Syri, vjec 48, banues ne Berat, vjedhje kjo e ndodhur ne qytetin Elbasan.
- Mjeti tip Benz, me targa, EL 6770 A, ne pronesi te shtetasit A.Shkalla, vjec 47, banues ne lagjen ’11 Nentori” Elbasan.
Vazhdon puna për zbulimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky grup.

(m.k/shqiptarja.com)