ELBASAN – Prokuroria e Elbasanit kërkoi sot dënimin me burgim të përjetshëm për Leonard Lekën dhe 20 vjet burg për të vëllain e tij Dritanin. Ata akuzohen për vrasjen për motive të dobta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të nënës dhe motrës së tyre një vit më parë.
Në seancën e parë gjyqësore të zhvilluar sot në ngarkim të dy vëllezërve, prokurori Ridvan Shutaj ka dhënë pretencën për dy vëllezërit duke deklaruar se vrasja e një viti më parë “është kryer me paramendim nga të dy vëllezërit Leka”.
Në mars të vitit të kaluar u vranë me armë zjarri në banesën e tyre Donika dhe Manjola Leka, 63 dhe 32 vjeç. Pak pas ngjarjes, autori i vrasjes, Leondardi, u dorëzua në Polici ku pranoi krimin e kryer. Gjatë hetimeve policia zbuloi se bashkëpunëtor në krim ishte edhe vëllai tjetër.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com