Elbasan, vrau shokun pas grindjes
arrestohet 20 vjecari Lleshanaku

Elbasan, vrau shokun pas grindjes<br />arrestohet 20 vjecari Lleshanaku
ELBASAN - Arrestohet 20 vjecari, i cili dyshohet se 5 ditë më parë qëlloi për vdekje Donald Lamcën në Shirgjan të Elbasanit. Policia tha se autori i ngjarjes është Azmir (Riza - Spartak) Lleshanaku, 23 vjeç, banues n= fshatin Bujqës Komuna Shirgjan Elbasan.
NGJARJA Ngjarja ka ndodhur pas një grindje të castit, të ndodhur midis viktimës Donald Lamcja me autorin e kësaj ngjarje shtetasin Azmir (Riza - Spartak) Lleshanaku Të dyja palët, janë konfliktuar jashtë ambjenteve të një lokali në fshatin Bujqëz-Elbasan, pas një konflikti të castit.
Sipas policisë, pas ketij konfliktit autori është larguar për një moment duke kërcënuar viktimën dhe është kthyer përsëri në vendin ky ndodhej viktima me qëllim për t’a qëlluar atë. Pasi kanë debatuar përsëri, autori, ka qëlluar mbi viktimën me një armë zjarri tip automatike, ku 20-vjecari gjeti vdekjen e menjëhërshme.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Suedia do të vendosë tanke Leopard 2 në Letoni

Suedia do të vendosë tanke Leopard 2 në Letoni