Kancelari britanik George Osborne është kritikuar pasi ka injoruar çështjen e parajsës fiskale e cila ka varfëruar shumë shtete evropiane.
Disa aktivistë kundër evazionit të taksave kanë ndërtuar zyrën e Thesarit ku Osborne punon si Ministër dhe kanë vendosur disa elefantë për ta ironizuar, pasi ai nuk ka vendosur çështjen e parajsës fiskale në axhendën e samitit të G7-ës, që do të zhvillohet në Londër të enjten dhe të premten.
“Elefantët në Dhomë” është një shprehje tipike e gjuhës angleze për të treguar një të vërtetë, që vjen e injoruar apo minimizuar.
Muajin e kaluar u publikuan nga Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Investigativë me seli në Ëashington miliona të dhëna e mijëra të pasurve, që kanë përdorur kompani fantazmë për të fshehur pasuritë e tyre në shtete që ofrojnë avantazhe financiare dhe fiskale.
Në këtë skandal fiskal mbarëbotëror u përfshinë edhe figura të larta politike në të gjithë botën përfshirë francezë, britanikë, spanjollë dhe gjermanë.
Vlerësohet se të pasurit e botës kanë më shumë se 30 trilionë dollarë të fshehura nëpër parajsa fiskale.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com