Elektronika,debate në KQZ,Biba: 
Qesharake, Kosovrasti: Dorëhiqu

Elektronika,debate në KQZ,Biba: <br />Qesharake, Kosovrasti: Dorëhiqu
Dy ditë pas deklaratës së kreut të KQZ, Denar Biba, se votimi e numërimi elektronik është i pamundur në zgjedhjet e 18 qershorit, pasi jemi vetëm 5 muaj para këtij procesi zgjedhor, përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Njazi Kosovrasti, i ka kërkuar kreut të KQZ të japë dorëheqjen.

Sipas Kosovrastit nuk është kryetari i KQZ ai që vendos nëse bëhet ose jo votimi elektronik.

Por kreu i KQZ e konsideron një kërkesë qesharake votimin e numërimin elektronik vetëm 5 muaj para zgjedhjeve.

“Jep dorëheqjen sepse nuk mund të thoni ju që teknologjia nuk implementohet. Thuaj që nuk e bëj dot këtë punë, ç’punë keni ju a bëhet apo jo?”, u shpreh Kosovrasti.

"Nuk ka asnjë diskutim që të jetë më qesharak në këtë prag zgjedhjesh, në këto 5 muaj dhe jo për të ardhmen, sesa aplikimi i elektronikës plotësisht në zgjedhjet e 2017-ës", u përgjigj Biba. 

Ndërkaq, gjatë një interviste për Report TV, nënkryetari i KQZ, Hysen Osmanaj thotë se askush nga KQZ nuk mund të vendosë nëse bëhet apo jo votimi e numërimi elektronik në zgjedhje.

Sipas tij, KQZ, zbaton vetëm ligjet që prodhon politika. Por sipas tij teknologjia në zgjedhje e bën më të lehtë administrimin.

"Të miratohet ligji, të vendoset se çfarë kërkohet dhe ne pastaj do të shohim e bëjmë apo s'e bëjmë. Kështu që mendoj se ne jemi njerëzit e fundit, në anëtarët e KQZ-së, qoftë dhe kryetari, por edhe unë, që bëhet apo s'bëhet votimi elektronik. Dhe padiskutim votimi elektronik është më i lehtë për të menaxhuar procesin elektronik, e shpejton, qoftë për nxjerrjen e rezultatit, qoftë për shumë procedura si dhe korrupsionin zgjedhor e minimizon", tha Osmanaj. 

Duke iu referuar takimit me Shoqatën Botërore të Organeve Zgjedhore Osmanaj konfirmon se vetë përfaqësuesit Korano Jugor janë shprehur se teknologjia në zgjedhje mund të implemntohet në një afat kohor prej tre muajsh.

"Unë i bëra një pyetje, votimi elektronik për sa kohë mund të implementohet, më tha për tre muaj. Ka edhe për dy muaj, tre muaj, dhe për 2 vjet, por varet se çfarë kërkohet dhe ku do të zhvillohet", theksoi Osmanaj. 

Dy ditë më parë KQZ nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Shoqatën Botërore të Organeve Zgjedhore, e cila do të asistojë në realizimin e një studimi në lidhje me fizibilitetin e projeketeve të teknologjisë në zgjedhje dhe ngritjen e kapaciteteve menaxhuese zgjedhore.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg