'Hapësira urbane si krijuese e vlerave njerëzore'! 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca

Elektroshok” është emisioni i profesor Ardian Ndrecës që vjen çdo të premte ora 22:00 në ekranin e Report Tv. Përmes një hapësire televizive prej 13 minutash profesori i historisë së filozofisë moderne synon të ndezë një shkëndijë refleksioni tek audienca, shoqëria shqiptare.

Në emisionin e sotëm profesor Ndreca trajton se si hapësira urbane ka veti transformuese ndaj gjithë atyre që i përkasin asaj, çka do të thotë se t’i përkasësh nuk mjafton të jesh një përdorues i asaj hapësire, por duhet të bëhesh pjesë e gjallë në të gjitha dinamikat urbane.

Në këtë kuptim hapësira urbane është një projekt i hapur që përfshin çdo qytetar dhe çdo njeri që dëshiron të jetë pjesë e saj.

Zhvillimi sjell me vete edhe probleme siç është humbja e përmasave njerëzore të qytetit, anonimiteti dhe shpersonalizimi i marrëdhënjeve mes individëve. Kemi treguar se shpeshherë nuk arrijtë të krijojmë hapësirë urbane edhe pse qyteti nga ana volumetrike rritet, duke qenë se vlerat qytetare nuk bashkëndahen mes banorëve të tij.

Kalimi nga një shoqëri e mbyllur në një shoqëri të hapur ka sjellur me vete shpërbërjen e indit social. Sfida e sotme është që të rikrijojmë në kushtet e hapësirës urbane një bashkësi të re vlerash ku përgjegjësia për përçimin e tyre i takon secilit prej nesh. Kemi nevojë për një qytet pa agresivitet social, pa dhunë gjinore, pa kilometra të tëra që na ndajnë, na nevojitet një qytet miqësor, që na bashkon, një hapësirë urbane që krijon relacione pozitive dhe i rritë qytetarët e saj me sensin e afërsisë.

Qyteti është diçka që ndërtohet përditë nëpërmjet krijimit të qytetarëve dhe të vlerave që ata duhet të mishërojnë për t’i përkitur atij, prandaj nuk ekziston qyteti ideal, por ideali i qytetit.

Po pse Elektroshok?
Njësoj si goditja elektrike që jep kjo ‘terapi’ në trupin e njeriut edhe emisioni synon të trazojë mendimet, thotë profesori. 

Elektroshok asht nji sprovë apo sfidë komunikimi mendimesh dhe refleksionesh për rolin e intelektualit në shoqninë tonë, eksperiencën estetike, sensin e drejtësisë, biçikletën, paqen… janë takime, konvergjenca divergjente, shkurt e qartë.

Çdo të premte ora 22:00 në Report Tv vjen "Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca

Ardian Ndreca është profesor i historisë së filozofisë moderne pranë Pontificia Universitas Urbaniana. Ai gjiithashtu ka qenë drejtor i Institutit të Studimeve të Ateizmit e të Kulturave pranë PUU në periudhën 2007-2013 dhe nga viti 2016 në vijim. Nga viti 2007 z. Ndreca është profesor i ftuar pranë John Carroll University (Cleveland). Anëtar i Associazione Italiana di Studi del Sud-est Europeo (AISSEE). Anëtar i fondacionit Il Cortile dei Gentili (pranë Pontificio Consiglio della Cultura, Vatikan). Kryeredaktor dhe editor i revistës Shejzat-Pleiades series nova – 2016 në vijim.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?