Eleminim i dyfishtë në “Big
Brother”, ikën Mikela dhe Visari

Eleminim i dyfishtë në “Big<br />Brother”, ikën Mikela dhe Visari
Eleminim i dyfishtë ndodhi mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother” duke e bërë akoma më të vështirë lojën para finales. Ishin pikërisht banorët që zgjodhën se kë do të çonin në nominim, me një skemë të veçantë të përgatitur nga Vëllai i Madh. Sipas rendit alfabetik banorët nisën të zgjedhin kutitë e para dhe i vendosin tek pika jeshile. Më pas banori në krah zgjodhi kutinë dhe e vendosi tek pika e kuqe. Banorët kanë edhe zgjedhjen e tretë dhe kutinë e vendosin tek pika jeshile. Sipas grafikut përfundimtar, Jona ka vetëm një votë, prandaj është banorja e parë që shkon në finale. Të gjithë banorët e tjerë shkojnë në televotim duke sjellë në eleminimin e Visarit. Në shtëpinë më të famshe në Shqipëri, banorët kanë nisur të numërojnë ditët mbrapsht. Kanë ngelur vetëm 7 ditë nga finalja e madhe “Big brother 7”, ku Mikela  u eleminua duke humbur mundësinë për të qenë finaliste, por edhe duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh 100 milionë lekë.

Valeri dhe Mikela rrëfejnë momentet e vështira në jetë

Dy nga banorët që kanë prekur për herë të parë shtëpinë e “Big brother” ishin përball njëri-tjetrit për finalen e “BB7’, duke bërë që Mikela të lërë shtëpinë. Por, ajo çka suprizoi mbrëmë ishte një pjesë e tyre e panjohur, por edhe e dhimbshme. Mes lotëve Valeri rrëfu historinë e dhimbshme të humbjes së vëllait të tij. Ai tregoi se vëllai i tij është mbytur në moshën 17-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të papërshkueshme për prindërit e tij dhe për të. Mes lotëve, Valeri thotë se edhe pse fëmijë ka shprehur mbështetjen ndaj prindërve të tij, në një moment aq të vështirë për ta. Një tjetër moment i vështirë për të ishte edhe aksidenti që ka pësuar Valeri në fëmijëri me rrymën elektrike duke pësuar djegie. Ai pranon se nuk i ka rrëfyer këto histori brenda shtëpisë, sepse nuk ka dashur që ta vlerësojnë për historitë e tij, por për forcën që tregon. Valeri thotë se shenjën në dorë nuk e quan defekt, por sa herë e shikon merr forcë dhe falënderon zotin që ende jeton.
Mikela, banorja e cila u eleminua vetëm një javë para finales ka rrëfyer historinë e prindërve të saj të ndarë në dy shtete të ndryshme. Mikela përmes klipit rrëfen vështirësitë që kanë hasur prindërit e saj gjatë jetesës së tyre, kur babai është detyruar të shkojë të jetojë në Kosovë, ndërsa mamaja e saj ka vazhduar jetesën në Greqi. Në klip shfaqet edhe mamaja e Mikelës, e cila tregon letërkëmbimet mes saj dhe vajzave, gjatë jetesës larg njëra-tjetrës. Mikela preket dhe qan, teksa shikon mamanë e saj në klip, por edhe banorët e tjerë që e shikojnë nga dhoma e ndenjes.

Arditi rrëfen peripecitë e jetës: “Nuk kam jetë pa prindërit”

Arditi tregon një histori bamirësie, ku prindërit e tij kanë bashkuar një djalë me nënën që e kishte braktisur prej vitesh. Pikërisht këtu kanë filluar vështirësitë për jetesën e prindërve, pasi gruaja që ata ndihmuan i ftoi në Greqi, por më pas nuk i ka ndihmuar për asgjë atje. Arditi rrëfen se ka punuar që i vogël për të ndihmuar prindërit e tij, deri në momentin që është kthyer në Shqipëri, duke mos i dëgjuar këshillat e prindërve. Arditi tregon se në Shqipëri ka hasur shumë vështirësi, pasi është përballur edhe me mospërkrahjen e shoqërisë së tij. Ai pranon se shumë histori të nuk ua ka rrëfyer prindërve, vetëm për mos t’ua shtuar më shumë mërzitjen. “Prindërit i dua pa masë, nuk kam jetë pa to. Po luftoj për të gjithë ju”, thotë Arditi.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit