Pas plagosjes së 3 antarëve të familjes Kocaqi nga ish-dhëndrri Marjan Levanti, vijojnë konfliktet mes dy familjeve.
Shkak është bërë djali 8 vjeçar i Marjan Levantit dhe Eleni Kocaqit. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se nëna e Marjan Levantit, Afërdita Levanti ka shkuar në banesën ku jeton ish gruaja e tij Eleni Kocaqi për t’i marrë djalin 8-vjeçar.
Ish-vjehrra ka debatuar me Eleni Kocaqin duke i kërkuar që t’i japë djalin e vogël. Ky fakt e ka detyruar Eleni Kocaqin që të denoncojë në Polici ish-vjehrrën Afërdita Levanti dhe të kërkojë urdhër mbrojtje.
Në denoncimin e saj 41-vjeçarja pretendon se ish-vjehrra kërkon t'i marrë në mënyrë të padrejtë djalin e saj 8-vjeç dhe për këtë arsyje Policia plotësoi kërkesë padinë për lëshimin e menjëhershëm të urdhërit të mbrojtjes.
Sipas denoncimit në Polici, mendohet se ish vjehrra Afërdita Levanti ka shkuar në shtëpinë ku djali i saj plagosi 3 anëtarët e familjes Kocaqi. Ajo mendohet se ka debatuar ashpër me anëtarët e familjes por edhe me ish-nusen.
Sipas Eleni Kocaqit ky veprim i ish-vjehrrës për t’i marrë djalin e vogël bëhet me qëllim që të tërheqë denoncimin që ka bërë në Polici ndaj Marjan Levantit.
Ndërkohë Report Tv ishte në banesën ku ndodhi ngjarja e rëndë 4 ditë më parë, por asnjë nga familjarët nuk kërkon të flasë. Ata janë të tronditur nga ngjarja, ku Marjan Levanti plagosi ish-kunatin, ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën me një thikë.
Shkak i këtij konflikti është bërë divorci që Eleni Kocaqi i ka kërkuar Marjan Levantit. Ky i fundit shkoi për të sqaruar situatën, por më pas ka ardhur dhe përplasja. Marjan levanti ndodhet në burg ku tri ditë më parë tentoi të vrasë veten, me batanije, por arriti të shpëtohet nga rojet e burgut.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO