Eleni është me origjinë shqiptare, por këtë fakt e ka pranuar pas suksesit të saj në karrierë pasi paragjykohej.
Në një intervistë të dhënë për “People Greece Magazine” ajo shprehet se paragjykohej në shkollë, shoqëri dhe karrierë dhe nëse do ta kishte pranuar kombësinë e saj, as fjala nuk i dëgjohej në vendet ku prezantohej.
Eleni është prezantuar si latino-amerikane, megjithëse shprehet se ndihet greke pasi është e vetmja gjuhë që di.
Shqiptarja njihet në Greqi si “Shakira Greke” dhe ka përfaqësuar Greqinë në Eurovizion 2010.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)