Eleni Foureira rrëfen për herë të parë largimin e dhimbshëm nga atdheu dhe përjetimet e para në Greqi

Eleni Foureira rrëfen për herë të parë largimin e dhimbshëm nga atdheu dhe përjetimet e para në Greqi

Eleni Foureira, këngëtare

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira e ka zhvilluar karrierën e saj në Greqi. Ajo kurrë nuk e ka mohuar prejardhjen e saj edhe pse shumë e kanë paragjykuar, përkundrazi tani më krenare se kurrë nuk e mohon origjinën e saj. Para disa ditësh ajo mbajti koncertin në sheshin 'Skënderbej' ku ka pohuar se ishte një eksperiencë mjaft e bukur dhe shumë emocionuese. Gjatë një interviste në emisionin ‘Jonida Podcast’ ajo ka rrëfyer për largimin nga atdheu si dhe përjetimet e para në Greqi.

“Më kanë mbetur pak kujtime, por ato pak i kam shumë të forta. Nuk mbaj mend shumë nga vendlindja, Patosi, por kujtoj shumë gjëra nga vendi ku jam rritur, Vlora. E mbaj mend si një vend të bukur pa rrugë, sepse 25 vite më parë nuk kishte. Ndihesha shumë e lirë dhe e lumtur në atë vend. Kur filluan të ndodhnin rrëmujat e piramidave në Vlorë, filluan të shtënat ndaj ne vendosëm të linim Shqipërinë sepse nuk kishim më lek. Në fillim ishte shumë e vështirë sepse po nisnim jetën nga e para. Mami dhe babi vendosën të na flisnin greqisht në mënyrë që ne të mësonim shumë shpejt dhe të mos kishim probleme me shkollën”- tregon këngëtarja teksa ndërthur shqipen me greqishten.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë