Elezi: Lufta ndaj korrupsionit
prioritet për hapjen e negociatave
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Gentian Elezi deklaroi të martën se lufta ndaj korrupsionit është një ndër 5 prioritetet kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Gjatë aktivitetit të organizuar në zyrat e informimit të BE-së në Tiranë, u diskutua strategjia për uljen dhe parandalimin e korrupsionit në administratën doganore.
TIRANE- Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Gentian Elezi deklaroi të martën se lufta ndaj korrupsionit është një ndër 5 prioritetet kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Gjatë aktivitetit të organizuar në zyrat e informimit të BE-së në Tiranë, ku u diskutua strategjia për uljen dhe parandalimin e korrupsionit në administratën doganore, Elezi theksoi se lufta ndaj korrupsionit është intensifikuar dhe se në qershor kur Shqipërisë iu dha statusi i vendit kandat, u vlerësuan pozitive masat e ndërmarra në këtë kuadër.
Ndër hapat që duhen ndërmarrë për intensifikimin e luftës ndaj korrupsionit, Elezi veçoi përmirësimin e kuadrit ligjor dhe masave administrative.
Ndërkohë, Drejtorja e kabinetit pranë Kordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit në Këshillin e Ministrave, Eridana Çano, tha se institucinet kanë paraqitur masa konkrete për luftën ndaj korrupsionit. Konkretisht, theksoi ajo, në administratën doganore janë ndërmarrë disa masa për lehtësimin e porcedurave dganore si një ndër elemetët thelbësor për të luftuar korrupsionin. Shpesh, vijoi ajo, konsiderohen procedurat si shkas për korrupsion dhe jo mitmarrja siç edhe përceptohet në pamje të parë.
Ndërkohë, nëndrejtori i Përgjithshëm i Doganave, Dritan Çekani, paraqiti disa nga masat antikorrupsion. Duke u ndalur në politikat antikorrupsion, ai vlerëson se pavarësisht nga të gjithë hapat pozitivë që janë ndërmarrë në kuadër të luftës ndaj korrupsionit, ai mbetet problem serioz, dhe është i përhapur në shumë fusha përfshi institucionet e zbatimit të ligjit.Në këtë kuadër, Çekani shprehet se duhet të realizohet një vlerësim i kuadrit të të gjithë institucioneve që merren me parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, përfshirë rolin, funksionimin dhe impaktin e këtyre institucioneve dhe kordinimin e tyre.
“Nevojitet efektivitet në raportim, koordinim politikash dhe monitorim në nivel qëndror. Institucionet shtetërore që meren me luftën kundër korrupsionit janë të cënueshme ndaj presionit dhe influencës politike. Është veçanërisht e rëndësishme të garantohen kritere transparente dhe mbi baza merite për emërimet dhe largimet nga puna. Roli i shoqërisë civile vazhdon të jetë i kufizuar pavarësisht një rritjeje kohët e fundit të përdorimit të medias sociale si mjet për të tërhequr vëmendjen drejt ankesave dhe denoncimit të abuzimeve”, deklaroi Çekani.
Në kuadër të organizimit operacional në dogana, si prioritet veçohen përcaktimi i standardeve dhe objektivave për cilësinë e shërbimit ndaj klientit, ndarja e pocedurave doganore në mënyrë të tillë që të reduktohet në minimum liria për të vepruar e punonjësve doganorë, si dhe kompjuterizimi i procedurave doganore.
Marrë nga "ATSH'
Redaksia Online
(e.s/shqitarja.com)
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.7%
-
Jo
29.5%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 4351
Lajme të tjera
-
3 këshilla për të dalë nga situata 'mbytëse'
5 Maj, 22:37
-
Ngjarja e rëndë në Shkodër, ministrja Koçiu: Dhuna e depresioni, sfida që shoqëria mund t’i fitojë vetëm përmes solidaritetit
5 Maj, 22:11
-
VIDEOLAJM/ Tirana si pikënisja e tureve turistike
5 Maj, 21:57
-
Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane
5 Maj, 21:46
-
Mero Baze: Po sikur Ylli Rakipi mos ta kishte bërë atë deklaratën për Shkëlzenin?
5 Maj, 21:21
-
5 Maj, kush na ka gënjyer për numrin e dëshmorëve të pas Luftës së 2 Botërore? Sot në emisionin ‘Esencë’, Report Tv
5 Maj, 21:10
-
Vrau 'Benzemanë' e Irakut, gazetari: Shqiptari i shpëton dënimit me vdekje
5 Maj, 21:06
-
'Tirana pa makina', qytetarët gjallërojnë qytetin: Atmosferë feste me këto zbukurimet
5 Maj, 21:00
-
1.6 milionë fansa në koncertin e Madonës në Rio De Zhaneiro, këngëtarja shënon rekordin e saj
5 Maj, 20:47
-
'Për herë të parë në det', Arbër Hajdari publikon foton me të bijën në plazh
5 Maj, 20:24
-
VIDEO/ Aksidentohen tre automjete në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, 'Range Roveri' fluturon në karburant
5 Maj, 20:03
-
Shkodër/ U hodh në Bunë me 3 fëmijët, vijojnë edhe gjatë natës kërkimet për gjetjen e trupit të nënës e 2 fëmijëve, banorët e zonës dalin me varka
5 Maj, 19:49