Elgit Doda, nuk kam lënë garën, rikthehem në skenë

Elgit Doda, nuk kam lënë garën, 
rikthehem në skenë
Çifti më i përfolur në spektaklin  “Dance With Me”, Elgit Doda dhe Xhensila Myrtezaj do të vazhdojnë garën edhe pas spekulimeve që janë bërë.

Këtë e vërtetëton kantautori Elgit Doda, ku thotë edhe pse ka pësuar një dëmtim të vogël, ai po rikuperon me hapa të shpejtë edhe fal ndihmës së mjekëve.

“Aktualisht kam pak dhimbje, por jam në gjendje shumë të mirë.

elgit doda

Ndjek rregullisht provat dhe jam në pritje për të marrë konfirmimin e mjekëve nëse do të ngjitem këtë herë në skenë.

Ju siguroj se javës tjetër do të jem patjetër në skenën e “Dance With Me”, më i fuqishëm se kurrë në konkurrim”.

Kujtojmë se, Elgiti është dëmtuar gjatë provave dhe pret konfirmimin e mjekëve nëse do të ngjitet në skenë të hënën.

Elgiti është shoqëruar menjëherë në Spitalin Amerikan ku ka bërë konsultat dhe ka marrë dhe mjekimet e para.

Elgiti sqaron, për të gjithë të interesuarit pas konsultës me mjekun, se dëmtimi që ka pësuar është këputje ligamenti dhe krisje e meniskut dhe po bën mjaft përmirësime.
Marrë nga numri i sotëm i gazetës së printuar “shqiptarja.com”
Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor