“I’m alive” është titulli i këngës, e cila do të prezantohet nesër për publikun shqiptar dhe më pas do të konkurrojë në Austri. Videoja duhet të shfaqet në 15 mars dhe pikërisht atë ditë ajo do regjistrojë variantin final të këngës në anglisht.
“Do e hedh zërin në ditën e fundit të afatit që kemi për ta dorëzuar. Në të vërtetë gjithçka është realizuar në kohë rekord për këtë këngë. E gjitha brenda tri javëve”, ka pohuar ajo për mediat. Le të shpresojmë që pas kësaj vorbulle debatesh të arrijmë një kualifikim të mirë në Eurovizion.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)