Elhaida Dani : “Jo Sanremos këtë vit”

Elhaida Dani : “Jo Sanremos këtë vit”
Pas fitores të edicionit të parë të “The Voice Of Italy” si dhe të aktiviteteve të shumta sa i përket karrierës së saj, këngëtarja Elhaida Dani  është komentuar mjaft edhe rreth pjesëmarrjes së saj në edicionin e radhës të festivalit të Sanremos.

Vetë Elhaida një ditë më parë ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook një status ku  thotë se nuk do të marrë pjesë në këtë  edicion. “Miq të dashur, dëshiroja t'jua bëja të ditur këtë lajm personalisht : këtë vit nuk do të jem në Sanremo. Kënga e duhur nuk erdhi, dhe vendosa që më mirë të pres se sa të merrja pjesë me një këngë që nuk do ishte perfekte.



Do të kemi mjaft kohë, shumë okazione të tjera... dhe ajo e duhura do të vijë. Në zjarr janë disa projekte të rëndësishme njësoj, për të cilat së shpejti do ju flas ! Ju uroj një mbrëmje të këndshme”,-ka shkruar Dani në Facebook. Ndërkohë në datën 7 dhjetor ajo do të jetë pjesë  e koncertit të  “Krishtlindjeve” në Romë.



Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve