Këngëtarja shkodrane Elhaida Dani, e cila është bërë një personazh mjaft i dashur në Itali falë fitores së saj në talent shoë “The Voice Of Italy” është rikthyer në Shqipëri. Ajo ka postuar një foto në faqen e saj zyrtare në Facebook në të cilën shprehet: “Nadja e mirrr nga Shqiprija jeme.
Sa bukur te cmallesh me familjen dhe vendin tend,”-ka shkruar Dani. Vetëm pak kohë më parë këngëtarja e talentuar ka publikuar klipin e saj më të ri në Itali me titullin “Baciami e Basta”. Ndërkohë nëkëtë foto shohim se këngëtarja ka përshëndetur me dy gishta.

Të jetë me Partinë Demokratike apo thjesht Dani ka dashur të përshëndesë me shenjën “V” të fitores. Gjithashtu pritet që së shpejti Elhaida të publikojë edhe këngë të tjera të reja së bashku me albumin më të ri.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com