Elhaida Dani mohoi t’i ketë marrë partnerin nga duart, reagon ish e fejuara e balerinit: E vërteta ndryshon me kohën

Elhaida Dani mohoi t’i ketë marrë partnerin nga duart, reagon ish e fejuara e balerinit: E vërteta ndryshon me kohën

Ditjona Bora, ish-partnerja e balerinit të “Dancing With the Stars”, Ledian Agalliaj duket se i është përgjigjur deklaratës së këngëtares Elhaida Dani e cila ka mohuar që të ketë shkatërruar marrëdhënien mes tyre.

Elhaida Dani në reagimin e saj në rrjete sociale ka deklaruar se nuk ka thyer asnjë kod moral, duke iu referuar këtu komenteve se ajo ka ndërhyrë në marrëdhënien e Ledianit dhe Ditjonës.

“Nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana të cilat ne i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste. Më besoni që unë nuk kam thyer asnjë kod, qoftë moral. Por nuk jam unë personi që duhet t’i sqarojë mirë për publikun”, shkruan ndër të tjera Elhaida Dani.

Ditjona Bora ka publikuar në Instagram një foto të saj, ku shkruan: 'E vërteta ndryshon me kalimin e kohës'. Duket se Ditjona nuk është pajtuar me deklaratën e Elhaida Danit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë