Elhaida Dani: Nuk do ta lejoj
të përdorem nga politika

Elhaida Dani: Nuk do ta lejoj<br />të përdorem nga politika
TIRANE - Elhaida Dani e meriton vëmendjen e institucioneve qeveritare, por ngaqë ato nuk e kanë vlerësuar sa duhet para fitores në “The Voice of Italy”, interesi së fundmi është komentuar nga dhjetëra profesionistë të muzikës se “institucionet po e përdorin triumfin e saj për qëllimet të fushatës elektorale”.

Të gjithë duan të përfitojnë nga Elhaida”, thotë kompozitor Endri Sina për Shqiptarja.com. Vetë Elhaida Dani shprehet se nëse do të ketë një synim të tillë, ajo nuk do t’i përgjigjet.

Elhaida, ajo që më ka bërë përshtypje nga historia e familjes suaj, është ëndrra e nënës tënde që nuk e realizoi të bëhej këngëtare. Më trego diçka më tepër për këtë ndjenjë, sesi është ndjerë ajo kur pa ëndrrën e saj të realizuar te ju?
-Kjo është shumë emocionuese, sepse unë vetë që e vogël e kam ditur se nëna donte të bëhej këngëtare kur ishte e re. Dhe që e vogël unë kisha dëshirën që të ndiqja ëndrrën e saj dhe të këndoja. Dhe ajo më thoshte: “Zemra e mamit, ti këndon, vazhdo të këndosh”.

Ajo më mbushte mendjen gjithmonë se unë do të jem në skena të mëdha duke kënduar dhe më mbështeste shumë për këtë gjë. E kam besuar gjithmonë dhe ndihem e emocionuar shumë shpesh nga kjo ndjesi dhe sidomos kur te suksesi im shoh të realizuara bashkë, edhe dëshirën e mamit tim, edhe timen.
 
Çfarë po ndodh me karrierën tënde, në çfarë kontratash je përfshirë?
-Po punoj me këngën e re që më bëri Rikardo në Italisht dhe kënga do të jetë gati. Pastaj sigurisht do të publikohet edhe në italisht. Të martën do të regjistrojmë klipin e kësaj kënge. Po punojmë për albumin e ri që do dalë në korrik.

Do ketë këngë që do dalin në italisht në anglisht dhe do të jenë tre këngët që kam kënduar në “The voice of Italy” dhe kam fituar një kontratë me Universalin. Po punojmë, pra ka shumë të reja dhe duke bërë këto përpjekje po shoh se gjithçka po ecën shumë mirë.

Është rruga e duhur. Shpresoj që të vazhdoj në Itali dhe më gjerë do më bëhej qejfi që të vazhdoja në Itali, sepse ky është edhe vendi që më mbështeti kaq shumë dhe do të ishte si vendi im.

Elhaida, ndihesh e përdorur nga politika pas këtij triumfi?
-E përdorur nuk do të thosha. Nuk them se bëhesh pjesë e politikës nëse urohesh, apo kjo gjë bëhet për të nderuar nga kryeministri, presidenti apo edhe nga Ministri i Kulturës. Ndihem thjesht e nderuar, si një vajzë 20- vjeçare, që sapo u kthye nga një eksperiencë e bukur dhe kthehet me fitore në vendin e saj.

Unë nuk e quaj aspak politikë këtë, por nëse do të kishte një synim të tillë, unë nuk dua të kem asnjë lidhje politike. Unë dua të këndoj. Dua të kem muzikë dhe kjo është e vetmja që më intereson. Nëse kryeministri, presidenti dhe çdo njeri tjetër do të më urojnë, do ta mirëpres me siguri, por nuk do të mirëpres asnjë gjë për qëllime politike.
 
Cila nga vlerësimet e gazetave italiane ju ka lënë më shumë mbresë?
 -Më shumë mbresë më la vlerësimi kur më krahasuan me Minën e tyre.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm