Ajo ka kaluar me sukses dhe një tjetër fazë në spektaklin e muzikës “The Voice of Italy” duke i shpëtuar eliminimit.
Gara sa vjen dhe bëhet më e ashpër mes konkurentëve të këtij spektakli, por Elhaida ka dhënë maksimumin mbrëmjen e djeshme.
Shkodrania 19 vjeçare bën pjesë në grupin e të madhit Riccardo Cocciante, i cili i kishte besuar asaj këngën “Nessun Dolore”.
Ashtu si dhe në netët e kaluara trajnerët e vlerësuan punën e këngëtares, megjithëse nuk munguan dhe kritikat, të cilat janë normale në këtë fazë të spektaklit.
Elhaida, e cila është një këngëtare e pëlqyer nga publiku shqiptar, tanimë ka rrëmbyer dhe zemrat e adhuruesëve italianë.
Ajo njihet si fituese e edicionit të “Top Fest 2012” në televizionin Top Channel.