Elhaida Dani: Përfaqësimi në 
‘Eurovizion’, përgjegjësi shpirtërore

Elhaida Dani: Përfaqësimi në <br />‘Eurovizion’, përgjegjësi shpirtërore
Elhaida Dani ka fituar çmimin e parë në festivalin e 53-të të Këngës në RTSH. “Diell” është kënga që triumfoi dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Në një rrëfim post festivalit, Elhaida rrëfen emocionet post garës, triumfin dhe në të njëtën kohë përgjegjësinë për të na përfaqësuar në skenën e Eurovizionit, por edhe momentet e ngrohta që i solli ky rikthim në Shqipëri. Artistja nga Shkodra këtë herë ka bashkëpunuar me kompozitorin, Aldo Shllaku dhe poezi të Viola Trebickës e Sokol Marsit. Eurovisioni është skena që Elhaida Dani ka dashur dhe ëndërruar kaq shumë. Le të shpresojmë se ky vit është një ogur i mirë për shqiptarët.

Elhaida, që në momentin e parë, kur u dëgjua kënga “Diell” dhe pjesëmarrja juaj në Festivalin e RTSH-së, ngjalli shumë debate por, pavarësisht kësaj ti triumfove...?

E kam shprehur dhe më parë, kënga 'Diell' nuk është nga ato këngët që dëgjojmë çdo ditë në radio, është një këngë që të duhet t'i dedikohesh që ta ndjesh. Kjo ishte arsyeja që mua më bëri të vendos të konkurroj në Festival me këtë këngë dhe rrjedhimisht të shpallesha
fituese.

Emocionet dhe gëzimi duhet të ketë qenë madh. Si arrite ta menaxhosh atë moment?

I kisha premtuar vetes që do të isha shumë e rezervuar dhe e qetë në momentin e shpalljes së pikëve të jurisë. Por, sigurisht kur u shpall emri im si fituese u lumturova shumë.

Çfarë sjell për ty përfaqësimi i shqiptarëve në Eurovizion?

Personalisht jam një person që e vuaj shumë ndjenjën e 'përgjegjësisë'. Të dielën pas shpalljes së çmimit fillova të mendoja menjëherë që duhet të filloj të punoj për versionin e ri të këngës. Por, fakti që do të përfaqësoj vendin tim në ‘Eurosong’ më emocionon shumë.

Në këtë edicion të 53-të të Këngës në RTSH, gara ishte shumë e fortë, kujtojmë këtu edhe këngën e Linda Halimit. Si jeni gjendur mes kësaj gare?

Që në momentin që kam dëgjuar këngët e tjera në konkurrim kam kuptuar që do të ishte një garë e fortë, ashtu siç më pëlqen. I kam vlerësuar shumë të gjitha këngët dhe këngëtaret me vokal të mrekullueshëm siç ishte edhe ai i Lindës. 

Ku do ta gjejnë festat Elhaidën gjatë ndërrimit të viteve?

Këtë Vit të Ri, pas viteve që unë e festoj duke punuar, kam vendosur ta kaloj në Shqipëri me familjen time. Besoj se, pas gjithë kësaj e meritoj natën e ndërrimit të viteve me familjen time.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima