Festivali i 53-të i RTSH ka kurorëzuar me çmimin fitues natën e mbrëmshme Elhaida Danin.

Ndonëse konkurrenca midis Elhaidës dhe Linda Halimit ka qenë shumë e fortë, Elhaida Dani ka kryesuar në Festivalin e këtij viti me këngën e saj “Diell”.

elhaida dani

Elhaida, është tashmë një talent në ngjitje pasi shkëlqeu dhe triumfoi edhe në The Voice of Italy.

Këngëtarja do të jetë përfaqësuese e Shqipërisë në Festivalin Eurosong që do të mbahet mbi skenën e Austrisë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)