Elhaida  dhe Cocciante në
Shkodër, priten me lule

Elhaida  dhe Cocciante në<br />Shkodër, priten me lule
Shkodër - Një pritje madheshtore i kanë rezervuar qyteratët e Shkodrës, për ti uruar mirëseardhjen pasi triumfoi në Voice of Italy, Elhaida Danit, si dhe dhe trajnerit të saj, kanuatorit të njohur Ricardo Cocciante. Lule, duatrokitje dhe shumë urime për arritjen e këngëtares së re. Në mes të kësaj atmosfere, Elhaida nuk ka mundur të përmbajë edhe lotët, ndërsa u shoqëruar edhe nga trajneri i saj Cocciante, i cili u shpreh i befasuar nga mikpritja që ka gjetur në Shqipëri.

“Unë nuk kam parë shumë nga vendi juaj, por kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm me zemër të madhe. Mikpritja e tyre më ka prekur” u shpreh Cocciante.

Vetë Elhaida tregon se ka mbetur e befasuar nga pritja e shkodranëve.
 
“Faleminderit shumë për mbështetjen dhe këtë mikpritje që unë nuk e prisja seriozisht. U emocionova dhe jam akoma e emacionuar. Jam e mallëngjyer, nuk më vijnë fjalët, por jam shumë mirënjohëse, do jem gjithmonë, jam shumë krenare dhe jam shumë e lumtur që erdha sot në Shkodër”, u shpreh Elhaida.
 
Ndërsa kreu i bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka ka vlerësuar përkushtimin e trajnerit Cocciante ndaj këngëtares shkodrane Dani.
 
“I uroj Elhaidës mirëseardhjen në qytetin e vet dhe njëkohësisht professor Cocciantes një falenderim të veçantë, sepse për gjithë këto javë ka punuar jo si një artist, por si një prind. Unë besoj se ky ishte përkushtimi dhe vlerësimi më i madh që ai i bëri Elhaidës”, përfundoi Luka.

Në Shkodër kantautori Cocciante u shoqërua nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe Ministri i Kulturës Visar Zhiti.

(v.gj/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë