Gjithashtu Dani theksoj se ajo do të punonte shumë që emrin e Shqipërisë ta merrte me vete edhe në skena më të mëdha.
“Ndihem e përulur ndaj mbështetjes që më keni dhënë... Them me plot gojën që ia vlejtën muaj e muaj pune, fjalë të padrejta, netë të tëra pagjumë dhe lodhja, pasi në këto ditë kam pare një komb të bashkuar si ralle herë, për një këngë, për mua. Të jesh në atë skenë nuk është e lehtë. Duke pas përgjegjësinë të përfaqësoj vendin tim më ka emocionuar shumë dhe ndoshta më mirë, pasi çdo tingull që kam nxjerr nga trupi im ka qenë i vërtetë, i saktë apo jo, ai ka qenë i sinqertë dhe i ndjerë si asnjëherë më parë.
Ky status është vetëm për ju, të gjithë ju që më mbështetet. Për votat e shumta që shpenzuat për mua gjithë shqiptarët në të gjithë botën. Tani nuk duhet të mërzitemi pasi më besoni, do punoj shumë që emrin e Shqipërisë ta marr me vete edhe në skena më të mëdha.
Ju dua shumë vërtetë
Ju perqafoj unë, dhe familja ime që ju falenderon sinqerisht .
Elhaida Dani”
Në finalen e 23 majit Dani u rendit në vend të 17-të, ndërkohë që trofeu i këtij festivali shkoi për përfaqësuesen suedeze.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)