Talenti Eljero Elia e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Juventusi gjatë verës. 25 vjeçari iu bashkua ekipit italian nga Hamburgu në fillim të sezonit 2011-12, por përfundoi në pankinë gjatë tërë kohës.

Për këtë, futbollisti ofanziv është i vendosur të largohet në fund të sezonit, për ta vazhduar karrierën diku tjetër. “Dëshiroj të largohem nga Juventusi. Dëshiroj ta shijoj futbollin. Unë kam mbetur i qetë gjatë tërë vitit dhe kjo ishte pozitive për klubin dhe ekipin" tha Elia.

"Por, unë nuk e kisha kurrë rastin që t’i shfaq vlerat e mia. Nuk luajta fare dhe mbeta jashtë Euro 2012. Ishte një sezon dështues për mua”, ka thënë Elia për ‘Algemeen Dagblad.(rb/shqiptarja.com)