Eliminimi nga Euro 2024, Rumania bën 'xixë' dhomat e zhveshjes! Lë një mesazh për gjermanët

Eliminimi nga Euro 2024, Rumania bën 'xixë' dhomat e zhveshjes! Lë një mesazh për gjermanët

Dhomat e zhveshjes

Kombëtarja rumune e futbollit u eliminua nga Euro 2024, kjo pas humbjes 3-0 nga Holanda. Edhe pse të eliminuar, rumunët kanë treguar shembullin e tyre dhe kanë bërë "xixë" dhomat e zhveshjes duke lënë një mesazh për organizatorët.

“Evropiani ishte një përvojë e jashtëzakonshme për të gjithë ne dhe tani jemi të lumtur të themi se ishte gjithashtu një nder i madh. Çdo ndeshje, çdo moment që jetuam këtu na frymëzoi të ndjenim gjithë magjinë e futbollit.

Ne largohemi nga Gjermania duke menduar se bëmë më të mirën për Rumaninë dhe jemi mirënjohës për faktin që gjatë këtyre dy javëve ishim pjesë e një familjeje të madhe të futbollit evropian. Ishte një nder të ishim pjesë e saj. Faleminderit që na bëtë të ndihemi në shtëpi”, shkruhet në letrën e falënderimit për organizatorët.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak soba e gatimit

Lezhë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak soba e gatimit