Eliminimi nga Kupa sjell kaos te Tirana, Halili 'mediton' shkarkimin e Maganit

Eliminimi nga Kupa sjell kaos te Tirana, Halili 'mediton' shkarkimin e Maganit

Gugash Magani dhe Refik Halili

Tirana e futbollit u eliminua nga Kupa e Shqipërisë dhe sheh një sezon që deri në këto momente mund të quhet si dramatik. Si të mos mjaftonte vendi i nëntë (parafundit) në Superligë, vetëm dy fitoret këtë sezon dhe 18 pikët e grumbulluara, bardheblutë u përmbysën nga Bylisi në Kupë duke u eliminuar që në fazën e 1/8.

Për këtë në klubin më të titulluar në vend janë duke menduar një ndryshim dhe "kurban" si gjithnjë është posti i trajnerit, pa menduar për emrin që mban pozicionin.

Eliminimi ka qenë i dhimbshëm për Tiranën dhe presidenti Refik Halili me stafin po mendojnë për një ndryshim që do "zgjonte" lojtarët. Duket se Magani do marrë një vendim që sot, që më e mira do ishte një shans në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Egnatias.

Gugash Magani është trajneri i dytë i Tiranës këtë sezon, me peqinasin që zuri vendin e të shkarkuarit Bledi Shkëmbi. Trajneri Magani e ka drejtuar ekipin në 9 takime, duke marrë një fitore me Bylisin 4-0, më pas katër barazime rresht dhe tre humbje në kampionat si dhe një eliminim nga Kupa. Në total Magani ka marrë 7 pikë në tetë ndeshje.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President

Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President