TIRANE- Prej kohësh janë përcaktuar standarde për të shpallur të papërdorshme kartëmonedhat në qarkullim. Këto kanë të bëjnë me njolla (përqendrim i lokalizuar papastërtie të paktën 9 mm me 9 mm në pjesën e paprintuar, ose te paktën 15 mm me 15 mm ne pjesën e printuar është e papranueshme), vizatime, çngjyrosje kur ato janë larë ose nën veprimin e agjentëve të fortë kimikë, grisje me gjerësi 4 mm deri në 18 mm gjatësi, vrima më të mëdha se 10 mm katror, me gjatësi të reduktuar me 6 mm apo më shumë, ose gjerësi të reduktuar me 5 mm apo më shumë, e riparuar duke përdorur shirit ose ngjitës që mbulon më shumëse 10 mm me 40 mm.
/Shqiptarja.com











