Albetroli dhe Gramshi janë dy skuadrat që i janë bashkuar sot 14 skuadrave të tjera që do të marrin pjesë në turin e parë të Kupës së Shqipërisë.

Në duelet e zhvilluara sot Albpetroli mundi me shifrat 3-0 Memaliajn, ndërsa Gramshi fitoi 1-0 ndaj Basanias, duke siguruar kalimin në turin tjetër. Skuadra e Patosit e pati më të thjeshtë kundër Memaliajt, ndërsa për gramshiotët ishte më e ndërlikuar.

Të dy skuadra e kualifikuara do të presin tashmë të mësojnë nga FSHF emrat e kundërshtarëve pasi kjo e fundit të plotësojë tablonë e aktivitetit.

Në turin e parë do të luajnë 16 skuadra, ndërsa fitueset e çifteve, më pas kalojnë në turin e dytë ku ndeshen me 8 ekipet e para të sezonit të kaluar të Superiores sipas një skeme të paracaktuar. Ekipet e elitës pritet të përfshihen në aktivitet në muajin janar, teksa kjo është një skemë që aplikohet për herë të parë në Kupë.