Elina Duni ‘ringjall’ Piramidën,
sjell në tiranë “Muza e Zezë”

Elina Duni ‘ringjall’ Piramidën,<br />sjell në tiranë “Muza e Zezë”
Baresha që vallëzon këmbëzbathur mbi livadhet e gjelbra, nëpër Evropë me bazë folklorin shqiptarë do të ‘ringjallë’ Piramidën me kurtetin dhe zërin e saj për dy netë me radhë.

Muzikë, vargje dhe zë, janë tri komponentët që e dallojnë në skenë!

Të interpretosh muzikë tradicionale të Evropës Juglindore e shkrirë në ngjyrat e xhazit modern ndodh shumë rrallë, për të mos thënë që kjo risi i përket vetëm emrit të Elina Dunit.

Këngëtarja e cila njeh mjaft mirë folkun dhe letërsinë shqiptare vjen në Tiranë në datat më 9 dhe 10 prill për të prezantuar para publikut shqiptar albumin e saj “Muza e Zezë”, këtë radhë si kantautore.

Falë kuartetit dhe zërit të saj, muzika jazz  e ndërthurur me folkun shqiptarë tashmë po prek suksesin në çdo skenë të Europës.

“Muza e zezë” është albumi i tetë i këngëtares, por albumi i saj i parë në të cilin ajo prezantohet si kantautore.

Duni e ka cilësuar këtë projekt si një urë midis Prishtinës dhe Tiranës, meqenëse artistët që e shoqërojnë në këtë projekt vijnë nga këto qytete, përkatësisht Armend Xhaferi dhe Enes Bajramliqi nga Prishtina, ndërsa nga Tirana: Gent Rushi dhe Ermal Rodi.

Këngëtarja shqiptare Elina Duni do të luajë për herë të parë, albumin e saj më të ri dhe të parin si kantautore, “Muza e Zezë”.

Ky koncert vjen si bashkëpunim me Ministrinë e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, ku fondi i shitjes së biletave të shfaqjes së Elinës tek Piramida në 9 dhe 10 Prill do të shkojë për njerëzit me aftësi të kufizuar.

Elina Duni u largua nga Shqipëria në moshën 10-vjeçare dhe ka kryer pjesën më të madhe të edukimit të saj muzikor në Zvicër.

Çelësi i suksesit të saj gjatë këtyre viteve është se ajo njeh mirë letërsinë dhe folklorin shqiptarë.

Cilësitë e saja, fryt i zhvillimit personal i cili filloi që prej fëmijërisë, i kanë dhënë mundësinë të ndërthurë dijet e saja të të gjithë skutave të xhazit vokal me dashurinë e saj për të komunikuar me traditat muzikore të mëmëdheut Shqipëri.

Në këto dy koncerte këngëtarja Elina Duni do të shoqërohet nga këngëtari Vlashent Sata.

Shkrimi u botua në nurmin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos