Elisa Spiropali: Fytyra e zezë e tradhtisë

Elisa Spiropali: Fytyra e zezë e tradhtisë

Sali Berisha

Janë dy njerëz dhe një shpurë mercenarësh rreth tyre, të cilët që në dhjetorin e largët 1990, atëherë kur të gjithë u bashkuam nën brohorimën, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ata hileqarë, ata intrigantë, ata gënjeshtarë, fshihnin qëllime ogurzeza për Shqipërinë. Më vonë e deri sot, i pari ka ndryshuar pardesynë e bardhë me kravata mëndafshi, i dyti bluzën e leshit me veshjet firmato nën hijen e palmave të vilave të tij. I pari, që ju të gjithë e njihni, Haxhiu është tradhtari më i madh i shpresave të shqiptarëve.

Njeriu që në emër të pushtetit bëri kurban partinë e tij edhe shqiptarët i pa si mjete për arritjen e ëndrrës së tij për pushtet absolut me çdo kusht. Dështoi në 94-ën me referendumin përmes të cilit tentoi ta bënte veten mbret të Shqipërisë. Tentoi përsëri pa sukses për veten por me dëme katastrofike për vendin në 96-ën kur shkatërroi sistemin e zgjedhjeve.

Një vit më pas dogji Shqipërinë duke u zhvatur nga xhepi shqiptarëve të fundit kacidhe me piramidat mashtruese duke i vënë ata përballë alternativës dramatike jetë a vdekje. Djalli i skëterrës për gjithkënd që mendon ndryshe nga ai, dhe parajsë për familjen e tij biologjike e aleatët e tij, u tha shqiptarëve; Unë në krye, ose pas meje bëhet qameti.

Shqipëria pësoi atë aksident të frikshëm historik dhe Evropa u bë një vend i largët. Europa nisi të arrihej, jo duke u bërë si ajo, por duke rendur drejt saj nga sytë këmbët, mbi skafe, brenda kamionave të mbyllur, apo me një mijë mënyra të tjera të rrezikshme dhe të kushtueshme që jo rrallë i bënë ata ushqim për peshqit.

Haxhi Qameti dhe kukullat e tij dogjën mandatet në 2019-ën për ta kthyer vendin në një shembull të tmerrshëm të shkërmoqjes së demokracisë e duke e nxjerrë pothuaj gjysmën e opozitës politike nga sistemi. Me një arsye të vetme: për të krijuar mjegullën që i duhet ujkut të çajë qingjat.

I njëjti skenar edhe sot që Shqipëria e ka ngritur kokën në arenën ndërkombëtare, sot që Shqipëria përmes Kryeministrit Rama për inatin e tyre të tërbuar, ka një zë të fortë e të respektuar ndër aleatët tanë.

Më 6 Dhjetor, ditën e Samitit BE- Ballkan Përëndimor, kur krerët evropianë do të priten në Tiranë, në një ngjarje me rëndësi historike për vendin, dhe me rëndësi të dorës së parë në Evropë, ky tradhëtar i çdo kodi dhe ideali, ka shpallur protestë me flamujt e tij të rreckosur me shpresë se pas do ta ndjekë çeta e tij e çartallosur e uritur për pushtet.

Protestë në emër të Europës shqiptari më i izoluar në botë i përzënë nga SHBA, nga Britania e Madhe dhe ndoshta shpejt, nuk do të mundë të shkelë as në BE. Kështu, ditë mbas dite, ai do të mbetet brenda gardhit të partisë së tij që me të brenda, do të bëhet gjithnjë e më e vogël, çdo ditë e më tepër tok’ e xanun! Tjetri, Qamili i tij, është njeriu që e kishte edhe në emër të partisë fjalën magjike integrim.

Por maska nuk e bën fytyrën! Maska j zbuloi fytyrën e vrerosur kur i robëruari nga urrejtja dhe i eturi për pushtet despotik, “Lirinë” ja vuri partisë klienteliste, private, familjare, si emër. LSI e afroi atë në Evropë, aty ku ai dhe bashkëpronarja e tij kanë luksin dhe mundësinë të shkojnë dhe të jetojnë, aty ku paguajnë për shkollim e trajtim si sheikët miliarderë. Dhe të dy, këtë afrim ia shpërblyen shqiptarëve duke ngrënë bukën këtu e duke përmbysur kupën shqiptare atje.

Sot në aleancë me Haxhiun, Qamili kërcënon me zjarr dhe hekur, me përmbysje dhe revolucion, përmend raketa që e bëjnë mal me gropa edhe myzeqenë, përmend Rusi e Kore të Veriut kur sheh karvanin që shkon përpara, por pa të. Tradhtia nuk ka brirë, por ka fytyrën e tyre të zezë përçudnuar nga urrejtja. Herë me 700 aspra e herë me 300 rubla, këta dy njerëz janë tradhtarët më të mëdhenj të Shqipërisë europiane. Por, maska u ka rënë, fytyrën e zezë të tradhtisë nuk e fshehin dot. 6 Dhjetorin nuk e zhbëjnë dot. 6 Dhjetori do jetë dita e të gjithëve dhe fillimi i fundit të fytyrave dhe tradhtarëve të zeza ndaj Shqipërisë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trahana: 20/11/2022 05:49

    Here Sufllaqexhinj filluat direkt ju? Po kjo spiropalla po pasurohet rende fare, te pakten sala e ka nji fare burrerie po kjo shale thara eshte tipike socialiste shpirt katran

    Përgjigju
  • Meri: 19/11/2022 17:20

    Gjithëçka që ka ber Sali Berisha,Ilir Metaj e etje...per shqipërin dhe shqiptarët i dim por...,ju si parlamentare femër,grua e nënë,nuk ke të drejtë istituzionale dhe morale te ofendosh asnji person,të pelqen apo jo kundërshtari politikë.Te shkruash me pseudonime,tregon që niveli i kultures tende eshte shumë i ultë.

    Përgjigju
  • Eda: 19/11/2022 16:29

    Sa bukur e ke folur me nje shqipe te paster per njerez te ndyre!

    Përgjigju
  • Panajoti: 19/11/2022 14:26

    Bravo Spiropali ,nje shkrim i vertete dhe i goditur,duhet te ngrihet zeri me shume e te goditen fort nga te gjithe,keta dy njerëz qe me parate e vjedhura, me duart me gjak,kane marre force,e nuk ngopen duke punuar e vepruar ne dem te vendit,duhet te gjithe te demaskonjne kete fare te zeze qe paskan linde per te keqen e shqiperise.Mos thoni se ka drejtesi ne shqiperi,po te kishte ata do te ishin ne bug

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë